Lajme

Probleme me rrymën, 123 minatorë bllokohen në Minierën e Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 27 September 2022

123 minatorë kanë mbetur të bllokuar në Minierën e Trepçës. Shkak për këtë është bërë një problem me rrymën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka bërë të ditur për se të bllokuar kanë mbetur 123 punëtorë.

“123 veta janë Brenda. Ai është ndërrimi i parë e kanë nisur punën në orën 7, kanë pasur me dalë tash në orën 2. Pra, deri në orën 2 ata e kanë vazhdu punën normalisht. Tash janë duke punuar elektricistët me ndreq. Si të rregullohet për 10 minuta dalin”, ka thënë Osmani për Nacionalen.

-Advertisement-

Më tutje ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një defekt të rrymës, për të cilin po punohet të rregullohet. Sipas tij, nëse prishja zgjat, atëherë mund të shfaqen probleme.

“Ndërrimi i parë ka qenë. Është defekt rryma dikund. Mjeshtrit janë duke punuar, shkaktari është veç rryma. Pa u rregullu rryma nuk munden me dalë. Për momentin nuk është rrezik, por me bo me zgjatë lodhen, untohen, ajri pastaj është problem”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera