Lajme

Haradinaj: Ecja përpara e shtetit do të realizohet nga njerëzit që bashkuan pushkët në luftën çlirimtare bashkë me Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 04 June 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit ka thënë sot se Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në Has gjetën strehë e votër, por gjetën edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë.

“Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada.

-Advertisement-

I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, qytetarët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurt, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë.

Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera