Sport

Probleme me një lëndim, Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lille

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 08 April 2023

Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lillet në ndeshjen ndaj Angers, të vlefshme për javën e 30-të në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Paulo Fonsenca për këtë ndeshje, që do të luhet nga ora 17:00,

Sipas “L’Equipe”, Zhegrova mungon sot shkaku i një lëndimi në kofshë. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.

-Advertisement-

Ky nuk është aspak lajm i mirë për 24-vjeçarin, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyer javën e kaluar.

Zhegrova ishte vendimtar me dy gola në fitoren 3:1 Lille ndaj Lorient.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 20 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy