Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 08 September 2024
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësirat pritet të jenë të pakta, ndërsa temperatura parashihet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat do të jenë mjaft të larta, deri në 35 apo 36 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona. Pasdite rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.
Të Hënën përkeqësim gradual i motit. Fillimisht do të ketë shtim të vranësirave, pastaj reshje lokale shiu. Në Shqipëri pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende shtrëngata të fuqishme shiu me rrebeshe mjaft intensive (vonë në mbrëmje). Gjatë natës intensifikim i reshjeve të shiut edhe në Kosovë e pastaj edhe në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme me ardhjen e vranësirave të dendura dhe shiut në mbrëmje dhe gjatë natës. Duhet theksuar se paradite-mesditë ende do të jetë nxehtë lokalisht.
Të Martën na pret mot i vranët e me reshje shiu si dhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kemi shanse të mira që edhe në Kosovë të kemi reshje mjaft intensive shiu, nganjëherë edhe me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme. Të mërkurën reshjet pushojnë dhe na pret mot me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje të përkohshme. /MeteoBallkan
Të tjera
-
Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
Zgjedhja e amerikanëve më 5 nëntor do të ndihet anembanë globit - deri në Kos...
-
Po sikur të ketë barazim, kush do të zgjidhet president i SHBA-së?
Do të jetë një ditë intensive më 5 nëntor, me disa qindra mijëra votues në nj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien
Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale m...
-
Hamza ndan foto krah familjes, thotë se ata janë forca e tij e përditshme
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka postuar një fotografi m...
-
Vetura godet dy 14-vjeçarë në Shkodër, ishin në motoçikletë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën “Shkodër-Hani i Hotit...
-
LDK e PSHDK bashkë në zgjedhje, Abdixhiku thotë se dy partitë i bashkon Rugova e Mark Krasniqi
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor ...
-
Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kur...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...