Lajme

Prishtinasin e gjuajnë me armë në derën e shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 04 May 2021

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se një person në një veturë të parkuar përballë shtëpisë së tij ka filluar të gjuajë me armë në drejtim të veturës së tij.

Rasti ka ndodhur të hënën në orën 21:25 përderisa personi që e ka kryer këtë akt është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është duke vazhduar hetimet .

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit dhe ka marrë edhe veturën e viktimës për të vazhduar më tej hetimet për zbardhjen e rastit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ASGJËSIM APO DËMTIM PRONE

Shefqet Krasniqi komenton fotografitë e tij në kuzhinë

Rr. Xhavit Haziri, Prishtinë 03.05.2021 –21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga ndonjë person i panjohur vetura e tij me targa vendore ishte goditë nga predhat e fishekëve të armës së zjarrit e cila veturë kishte qenë përballë shtëpisë së tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Për procedura tjera hetimore nga vendi i ngjarjes është tërheqë vetura e viktimës, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera