Lajme

Shefqet Krasniqi komenton fotografitë e tij në kuzhinë

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 04 May 2021

Imami Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe një herë deklaratën e tij se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Ai teksa ka komentuar disa fotografi ku shihet duke gatuar ka thënë se gatuan me shumë qejf për shoqërinë e tij.

Krasniqi thotë se gatimin e bën me qejf, dhe se ushqimi i preferuar për të gatuar është flia.

-Advertisement-

“Unë këto punë i bëj me qejf dhe kam dëshirë që sidomos kur jam me shokë, unë të jem në kuzhinë. E kom pasion dhe e bëj me qef. Flinë e bëj më me qef. Me punu në kuzhinë dhe çdo sen që e bën njeriu që është në shërbim të njerëzve është ibadet”, deklaroi ai në emisionin Libero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera