Lajme

Prishtinasi ia shkrep armën në kokë familjarit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 24 September 2021

Një prishtinas ditën e mërkurë rreth orës 21:00, nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij, shkruan Gazeta Infokus.

Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor si dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore,  me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti  është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas policisë njësit kanë konfiskuar pushkën ajrore, ku pas intervistimit i dyshuari është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera