Sport

Prishtina sot zhvillon ndeshjen preliminare në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 28 June 2018

Futbolli kosovar ende po i vuan pasojat e përzierjes së politikës në sport dhe shkak i kësaj duke mos mundur të lëvizet nëpërmjet Spanjës, u deshën 21 orë udhëtim deri në qytetin e kundërshtarit të raundit preliminar në UEFA Evropa Ligë, shkruan GazetaFokus.

Pas akomodimit rreth orës 11:00 në O’Callaghan Eliott Hotel, dhe pushimit të disaorësh, skuadra zbriti në orën 19:30 në stadiumin “Victoria” ku sot nga ora 18:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit preliminar.

LEXO EDHE: Kurti: Dënimi i shqiptarëve të Zvicrës nga FIFA nuk i ndali ata

-Advertisement-

Skuadra mbajti seancë relativisht të lehtë stërvitore, por kryetrajneri nuk dha më shumë hollësi të përbërjes së sotme. Ndërsa, si duket futbollistëve nuk u pengoi tapeti artificial i stadiumit, sepse edhe Prishtina shumicën e kohës stërvitet në artificial.

Me ekipin janë 21 futbollistë të disponueshëm për ndeshje dhe nuk ka probleme në lëndime.

Ndeshjen e gjykon katërshja e gjyqtarëve nga Portugalia me delegat nga Finlanda. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera