Prishtina rrit koeficientin në Evropë
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 July 2018
Prishtina ka përfunduar për këtë edicion garat në Evropë. Me gjithë dëshpërimin e madh për eliminim, Prishtina mbetët kryelartë, shkruan GazetaFokus.
Pas vitit të kaluar kur ishte eliminuar në raundin e parë me rezultat të përgjithshëm 0:6, këtë edicion ka arritur të kaloj raundin preliminar me rezultat të përgjithshëm 6:1, duke pësuar të vetmin gol në këtë pjesëmarrje nga penalltia. Ndërsa edhe në raundin e parë nga dy ndeshjet nuk pësoi gol dhe u eliminua me dy barazime pa gola, me penallti.
Pra, nga 4 ndeshje me 1 fitore dhe 3 barazime me gjithë eliminimin, Prishtina ka arritur 2.5 pikë, për fitore 1 pikë dhe për barazim 1,5 pikë (0.5 pikë për barazim). Edhe me dy fitoret e Dritës, pra 2 pikë, dy skuadrat tona, Kosovës i kanë siguruar 4.5 pikë e që në ranglistën e koeficientit për shtete, Kosovës iu është sjellë koeficienti nga 0 në 0.450 duke e kaluar San Marinon dhe me ndonjë rezultat pozitiv kundër Dritës kundër Dudelanges së Luksemburgut do të kalohet edhe Andorra.
Ndërsa, Prishtina vitin e kaluar kishte marrë për pjesëmarrje 0.250 koeficient, por Kosova s’kishte fituar pikë, sepse kishte pësuar humbje në dy ndeshje. Kurse, sivjet me kalimin e raundit Prishtina i ka siguruar vetës koeficient 1 dhe tani ka koeficient prej 1,250. Ky koeficient e ka ngritur Prishtinën nga pozita e parafundit e klasifikimit, vendi 596 në 589. Megjithatë as suksesi i kalimit të raundit preliminar dhe as sigurimi i pikëve për Kosovën, nuk e ka larguar Prishtinën, për momentin, nga garat preliminare të edicionit të ardhshëm.
Sidoqoftë, dy skuadrat e Kosovës, Prishtina dhe Drita, kanë arritur pikë të jashtëzakonshme për shtetin duke e ngritur nga 0 në 0,450 çka duhet vlerësuar lartë dhe do të shërbej shumë në të ardhmen për të gjitha skuadrat kosovare. /Gazetafokus
Të tjera
-
Vizitë dy ditore në Pekin, Putin takohet me presidentin Xi: I lumtur që jam mes miqsh dhe partnerë të besuar, Kina dhe Rusia…
Putin dhe Xi kanë shtrënguan duart në një ceremoni mirëseardhjeje jashtë Sall...
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...
-
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit t...
-
Nënkryetarja e Leposaviqit: Përmes strukturave paralele, Beogradi po krijon kaos tek serbët e Kosovës
Në komunat në veri të republikës së Kosovës është kthyer qetësia dhe deri dik...
-
U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Këtë l...
-
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Alb...
-
Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE
Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor d...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuve...
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...