Sport

Prishtina ia sheh hajrin Zhegrovës, do të arkëtojë qindra mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 06 January 2021

Transferimi i Edon Zhegrovës nga Genku në Basel kushtoi 3 milionë euro.

Sipas rregullores së FIFA-së, klubi i parë ku është rritur futbollisti, i takojnë 5% nga shuma e transferimit.

Rrjedhimisht, Prishtinës i takojnë 150 mijë euro. Presidenti Remzi Ejupi ka thënë se ende nuk i kanë pranuar të hollat.

-Advertisement-

“Ne jemi në pritje, ende nuk i kemi pranuar paratë nga Baseli. Normalisht që ato na takojnë neve” deklaroi Ejupi për Indeksonline.

Zhegrova u transferua te Baseli në shtator të vitit të kaluar dhe ka kontratë deri në qershor 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera