Sport

Primoz Gliha pyetet se sa gjatë do të qëndroj te Kosova, kjo është përgjigjja e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 09 November 2021

Trajneri i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Jordaninë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai është pyetur nga gazetarët se sa gjatë do të qëndroj në krye të ‘Dardanëve’.

Gliha ka thënë se kjo pyetje duhet ti bëhet presidentit të FFK-së.

-Advertisement-

“Pyetja është për Presidentin, por mbase edhe tek rezultatet. Ajo që dua është të rikthej besimin tek lojtarët”, tha tekniku slloven.

Kosova do të përballet me Jordaninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera