Presioni i Turqisë ndaj Kosovës e Shqipërisë për gylenistët
Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 19 Qershor 2022
Derisa Kosova po paguan çmim izolimi nga BE, me gjasë vetëm pse është vendi më proamerikan në Evropë dhe derisa evropianët e patën mbështetur Gjykatën Speciale të iniciuar nga Rusia e Serbia për t’i eliminuar politikisht strukturën e UÇK-së që si çlirimin ashtu edhe pavarësimin e Kosovës e kishin bërë në koordinim të ngushtë me amerikanët, në anën tjetër na del Turqia, e cila edhe pse aleate e SHBA-së dhe me baza amerikane në tokë të saj, na kërkon pastrimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga gylenistët, thua ti se ishim ne që pollëm gylenistët e jo zhvillimet e brendshme në Turqi.
Nëse evropianët e kanë izoluar Kosovën me gjasë vetëm pse është vendi më proamerikan në Evropë dhe botë kundrejt hapjes së plotë ndaj Serbisë gjenocidale si vendi më antiamerikan në Evropë, atëherë ekspansioni kulturor i Turqisë në konkurencë me Vendet Arabe (siç po bën edhe Kina në glob) në ish-hapësirat e Perandorisë Osmane vetëm sa po i ekspozon shqiptarët si gjithnjë e më refuzues ndaj Evropës dhe vetë Perëndimit, pra përmes islamit politik duke e xhamijëzuar Kosovën si kurrë më parë edhe atë nëpër vendet e lokacionet ku ato bijnë më së shumti në sy qoftë edhe nëse shpesh nuk janë lehtë të qasëshme për komunitetin, për shërbimin e të cilit thuhet se ndërtohen. Nuk duhet harruar këtu as tendencën për kishëzimin e Kosovës edhe pse në përmasa më të vogla për shkak të shumicës së besimit islam.
Imagjinoni, Prishtina është bërë arenë e ballafaqimit të ortodoksizmit që na e ka përvetësuar të tërin Serbia e Greqia, të islamizmit që na e ka përvetësuar Turqia dhe Vendet Arabe dhe katolicizmit që na e ka përvetësuar Vatikani. Të tria këto fe gjenezën e kanë shumë afër njëra tjetrës në një hapësirë gjeografike në lindje dhe siç dihet që të trijat na janë injektuar me pushtime, kurse sot na ballafaqohen midis Prishtinës dhe qyteteve tjera shqiptare, mes një populli, gjuha e të cilit tregon se ishim në këto troje kur s’dinte kush as ç’ishte krishterizmi e as muslimanizmi.
Pra, sot shpirtërorja shqiptare fetare na kontrollohet nga trekëndëshi Vatikan-Stamboll-Qabe dhe ne rrëshqasim çdo ditë e më shumë në këtë vorbull të ushqyer nga ky trekëndësh, i cili po e përçan popullin shqiptar që edhe përkundër devijimeve të mëdha të historisë përbën bërthamën e qytetërimit evropian.
Imagjinoni, Turqia dhe Vendet Arabe investojnë miliarda nëpër vendet e tyre në shkencë e inovacion duke u bërë kështu gradualisht konkurentë globalë në pothuaj të gjitha drejtimet e mundshme, kurse të njëjtat cakojnë hapësirat shqiptare për t’i xhamijëzuar sa më shumë ato me qëllimin e vetëm të kthimit të shoqërisë sonë kah lindja, prapa së cilës fshihen interesat e pastra ekonomike, sepse kur një shoqëri e kontrollon shpirtërisht, në këtë rast përmes xhamive, atëherë atë e ke treg ekonomik të sigurtë, e lufta për tregje vetëm sa do të ashpërsohet në një botë me rritje të paparë popullsie dhe zvogëlim resursesh.
E absurdi i absurdit është kur Turqia i bën presion Kosovës e Shqipërisë, pra dy vendeve më proamerikane në glob, që të pastrohen nga gylenistët e të shërohen nga erdoganistët, kurse e njëjta Turqi s’e thotë asnjë fjalë për SHBA-të që e mbajnë Gylenin në tokën e tyre. Nëse njeriu kryesor i gylenistëve qenka shëndosh e mirë në SHBA, pse atëherë Kosova e Shqipëria u dashkan të paguajnë çmim presioni para Turqisë në çdo takim zyrtar e jozyrtar? Pse u dashka që lufta e brendshme politike e Turqisë të përbrendësohet në debatin e Kosovës e Shqipërisë? Pse agjenda turke të jetë pjesë e debatit tonë të brendshëm? A u dashka tash që sa herë që vjen një lider i ri në Turqi të bëhet rrëmujë në Kosovë e Shqipëri? Çka nëse nesër pasardhësi i Erdoganit na kërkon t’i dorëzojmë në Turqi si gylenistët ashtu edhe erdoganistët? A u dashka që shqiptarët t’i ndryshojnë politikat kombëtare sipas liderëve turq? A u dashka që çdo lider turk të ndërtojë shkolla e xhamia në hapësira shqiptare sipas versionit të tij?
Nëse Kosova e Shqipëria i shpallin për terroristë gylenistët dhe të njëjtit i dëbojnë, përdërisa SHBA vazhdon ta mbajë siç po e mban shefin e gylenistëve në tokë të saj duke e lejuar të jetojë e punojë i papenguar, atëherë a mos po i fusim thikë pas shpine SHBA-së, pra aleatit tonë kryesor historik në glob? Fundja, pse Turqia s’e rregullon vetë këtë çështje me SHBA nëse e paska kaq jetike? Po ta kishte Turqia aq jetike punën e gylenistëve, atëherë do të mund t’i kërkonte SHBA-së heqjen e bazave të saj dhe daljen nga NATO. Por jo, Turqia nuk e kërkon heqjen e bazave amerikane dhe nuk del as nga NATO, sepse e di shumë mirë rrezikun e papërballueshëm rus që së bashku me botën ortodokse ëndërrojnë rikthimin e Stambollit, qendrën e ortodoksisë.
Atëherë çfarë fshihet pas presioneve turke ndaj Kosovës e Shqipërisë? A mos fshihet prapa presioneve të Turqisë ndaj nesh vetë proamerikanizmi i madh shqiptar, i cili e pengon Turqinë po aq sa evropianët që janë në aleancë të fuqishme ekonomike me Turqinë (shih këtu Unionin Doganor BE-Turqi)?
Nëse evropianët edhe ashtu i pengon proamerikanizmi shqiptar, atëherë një dëbim i gylenistëve nga Kosova e Shqipëria – edhe pse i kritikuar në dukje nga evropianët për kinse shkelje të drejtash të njeriut – do të dëmtonte seriozisht raportet e shqiptarëve me amerikanët që në fakt duket të jetë thelbi i interesit të përbashkët evropian e turk. Fundja, dobësimi i proamerikanizmit në hapësira shqiptare, do të thotë automatikisht rritje e proevropianizmit dhe e proturqizmit.
Prandaj, Kosova e Shqipëria e kanë ekzistenciale mirëmbajtjen e aleancës me SHBA, ndjekjen e kursit të Integrimit Evropian si alternativat e vetme, pavarësisht vështirësive në këtë drejtim. Kurse bashkëpunimin ekonomik por jo shpirtëror Kosova e Shqipëria nuk duhet ta ndalin me askë.
E për ta kuptuar se sa jetike e kemi rreshtimin përkrah SHBA-së, vetëm imagjinoni për një moment nëse një ditë SHBA hipotetikisht do të vendoste t’i tërhiqte të gjithë ushtarët dhe bazat e saj nga Evropa përfshirë Kosovën, se sa shpejtë do të na sulmonte Serbia me aleatë të saj. Nëse në një skenar të tillë dikush mendon që do të ishin evropianët dhe turqit ata që do të na shpëtonin, le ta mendojnë veç pak të kaluarën se si ishim deri në vitin 1999.
Në fakt, nuk do të befasoheshim me sulmin e Serbisë ndaj nesh, por vetëm me shpejtësinë e tij. Asgjë s’do të na sulmonte Serbia neve shqiptarëve, sa shpejtë do ta sulmonte Rusia me botën ortodokse Stambollin, të cilin kapacitetet ushtarake të Turqisë s’do të kishin asnjë shans ta mbronin.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































