Presidentja Osmani vizitoi komunat e përmbysura nga reshjet, u ofroi mbështetjen institucionale
Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 20 January 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive, ka vizituar komunat: Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se Presidentja Osmani ka qenë në kontakt që nga mbrëmë me kryetarët e këtyre komunave, Zenun Elezaj, Fadil Nura dhe Bedri Hamza, me të cilët është takuar edhe sot.
Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet qendrore do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur komunat e prekura nga vërshimet.
“Presidentja Osmani ka vizituar biznese dhe ekonomi familjare, të cilat kanë pësuar nga vërshimet. Në këtë frymë, Presidentja ka kërkuar nga strukturat e sigurisë dhe të emergjencave, të angazhohen maksimalisht për t`u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t`i zvogëluar pasojat e krijuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme.
Falënderoj Forcën Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, autoritetet komunale dhe të gjithë ata, të cilët ndodhen në terren në zonat më të rrezikuara, në gatishmëri të plotë për t`u ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë”, është shprehur Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani në të tri komunat ka ofruar mbështetjen institucionale dhe ka potencuar se jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, janë prioritet absolut, ndaj nevojitet angazhim dhe solidaritet i të gjithëve në një situatë të tillë.
Po ashtu edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka shkruar për takimin që ka pasur sot me presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se diskutuan për situatën në të cilën ndodhemi si komunë, pas përmbytjeve të mëdha dhe dëmeve të konsiderueshme, si dhe për nevojën e menjëhershme për të filluar procesin e vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve materiale.
“Është e kuptueshme që situata kërkon reagim të shpejtë nga të gjitha institucionet e nivelit qeveritar dhe agjencive tjera, që t’u dalim në ndihmë familjeve të prekura. Për vizitë kanë qenë sot edhe ministrat znj.Rozeta Hajdari, z.Armend Meha dhe z.Elbert Krasniqi, të cilët janë solidarizuar me situatën emergjente në terren sidomos me bizneset që kanë pësuar nga kjo situatë”, shkroi Nura.
Të tjera
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...
-
Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis
Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur...
-
Bëhet viral momenti kur motoristi në Prishtinë ia bllokon rrugën autobusit që ta marrë një të moshuar
Një motorist në Prishtinë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi që...
-
Vjosa Osmani bëhet pilote, mësohet nga amerikani që shërbeu në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtete...
-
26 vjet nga Beteja e Llapushnikut
26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...