Lajme

Presidentja Osmani largohet nga Turqia, nisë vizitën në këtë shtet

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 02 March 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vizitës zyrtare në Turqi, sot ka nisur një vizitë pune në Maltë, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani do të qëndroj në Maltë me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patroantin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë, ku presidentja e Kosovës do të jetë paneliste.

“Përveç takimit me homologun, Presidentin Vella, Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo. Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe”, thuhet në njoftimin e presidencës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera