Lajme

Presidentja Osmani kërkon bashkim politik përballë Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 17 February 2023

Presidentja Vjosa Osmani, një pjesë të fjalimit të saj në seancën solemne të 15-vjetorit të Pavarësisë, ia ka kushtuar unifikimit të spektrit politik.

Pasi ka kujtuar të gjithë ata, që Osmani ka vlerësuar se meritojnë nderime në këtë ditë, ajo ka folur për situatën aktuale të shtetit të Kosovës.

Osmani thotë se ka përpjekje për t’u minuar shteti, e për këtë i kërkon të gjitha partive politike të bashkohen përballë Serbisë.

-Advertisement-

“Pavarësisht dallimeve në pikëpamje, ide dhe platforma politike spektri politik vendit do të jetë i bashkuar përballë të gjithë atyre që përpiqen të minojnë shtetin tonë apo të pengojnë përparimin e tij. Beteja për fuqizim ndërkombëtar, anëtarësim në organizata e rruga drejt integrimit euroatlantik kërkon bashkëveprim të plotë me shtetet mike”, ka thënë Osmani.

Kur foli për dialogun me Serbinë, Presidentja, duke përmendur letrën që ia dërgoi dje Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se negociatat kanë vetëm një epilog dhe ajo është njohja reciproke.

“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog, një epilog që e kemi thënë të gjithë dhe që e ka thënë edhe presidenti Biden, ajo është njohja reciproke. Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridik e sovraniteti janë të panegociueshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera