Fokus

“Presidentja nuk ka dhënë deklaratë për Asociacionin”,Gërvalla krejtësisht e paqartë e konfuze, mundohet ti japë leksion mediave e ta mohojë deklaratën e Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 28 September 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk ka dashur të komentojë rreth përgjimit të publikuar muaj më parë mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Rajdoiçiq ku për këtë të fundit, Sveçla tha se sulmi në veri ishte i organizuar nga ai, shkruan Gazeta Infokus.

Gërvalla tha se Rajdoiçiqi ka qenë pjesë e kësaj strukture politike dhe janë disa krejt të tjerë të cilët e kanë vizituar në shtëpi, e madje kanë ngrënë dreka e darka me të dhe e kanë thirr në zyrat e tyre.

“Një telefonatë e znj.Kusarit qenka për tu përmendur me aksionin terrorist të cilin e ka drejtuar Rajdoiçiqi? Rajdoiçiqi ka qenë pjesë e kësaj strukture politike dhe janë disa krejt të tjerë të cilët e kanë vizituar në shtëpi, kanë ngrënë dreka e darka me të dhe e kanë thirrë në zyret e tyre, Zonja Kusari ka pasë një bisedë indirekte”, ka thënë ajo për Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket deklaratës së fundit të presidentes Osmani për Asociacionin, Gërvalla tha se është nxjerr nga konteksti nga mediat.

“Presidentja nuk ka dhënë deklaratë për formimin e Asociacionit, e keni nxjerr nga konteksti. Do të ju lutesha ta ndëgjoni të gjithë intervistën e presidentes përpara se të më shtroni pyetje”, ka deklaruar Gërvalla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera