Presidenti Trump del nga spitali, kthehet në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 06 October 2020
Presidenti nuk dha komente për gazetarët kur iu drejtua makinës që e dërgoi tek helikopteri presidencial në oborrin e spitalit.
Ai gjithashtu nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shëpinë e Bardhë, por u ngjit në shkallët e pjesës jugore dhe qëndroi për më shumë se një minutë në ballkon, duke përshëndetur largimin e helikopterit presidencial.
“Megjithëse nuk është krejtësisht jashtë rrezikut, unë dhe ekipi mjekësor jemi të mendimit se analiza e gjendjes së tij të përgjithshme, mbështesin kthimin e tij” në Shtëpinë e Bardhë, ku një ekip mjekësor dhe pajisje të sofistikuara mjekësore do të jenë në dispozicion të nevojave shëndetësore të presidentit 24 orë në ditë, tha në një konferencë për shyp të hënën pasdite Dr. Sean Conley, mjeku kryesor i presidentit.
“Çdo ditë që një pacient qëndron në spital pa qenë e nevojshme, përbën kërcënim ndaj tij,” tha mjeku. “Aktualisht këtu në spital nuk po bëjmë asgjë që nuk mund ta bëjmë fare mirë në Shtëpinë e Bardhë”. Presidenti njoftoi përmes Twitter-it se të hënën në mbrëmje do të dalë nga spitali. “Do të dal nga qendra e mrekullueshme spitalore Walter Reed në ora 18:30. Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID-i. Mos e lini t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndjehem më mirë se 20 vjet më parë!” tha presidenti.
Dr. Conley, mjek i përgjithshëm dhe komandant në Marinën Ushtarake amerikane, foli për gazetarët në oborrin e spitalit, por nuk pranoi të jepte shpjegime kur u pyet ndër të tjera për gjendjen e mushkërive të presidentit. Mjeku tha se nuk mund të ofronte informacione të tilla si rezultat i rregullave për privatsinë e pacientit. Presidenti po mjekohet me një kurë me steroide që zakonisht nuk jepet kur pacienti po kalon simptoma të lehta ose të moderuara të COVID-19. Ai po ashtu po merr remdesivir, një ilaç antiviral.
Mjekët e presidentit kanë thënë se kanë “optimizëm të matur dhe jemi në gatishmëri, sepse jemi në rrethana të panjohura pasi po e mjekojmë me ilaçe që nuk i jepen zakonisht pacientit kaq herët pas shaqjes së sëmundjes,” tha Dr. Conley. “Nëse e kalojmë të hënën me të njëjtat ritme përmirësimi, do të hedhim hapin e fundit dhe do të marrim frymë të çliruar,” tha mjeku.
Të tjera
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...