Presidenti FFK-së Agim Ademi viziton Stadiumin e Suharekës, koha për infrastrukturë të kompletuar

Autori: Gazeta inFokus
19:37 | 19 June 2022
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka realizuar një vizitë në Stadiumin e qytetit të Suharekës, ku aktivitetin e saj futbollistik e realizon Kamponi i Kosovës FC Ballkani.
Ademi ka thënë se është koha kur infrastruktura e objekteve të futbollit të jetë e kompletuar dhe të këtë ekipe mirëmbajtëse në të gjitha stadiumet e Kosovës, që të ketë kushte të volitshme si për futbollistët ashtu edhe për tifozët, raporton Gazeta Infokus.
Presidenti Ademi ka lutur kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj që të vazhdojë me investime në infrastrukturën e futbollit dhe të qojë përpara procesin e dhënies për 99 vjet të tokës për ndërtimin e stadiumit.
Statusi i plotë i Ademit:
“Vizitat e sotme i vazhdova në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, ku aktivitetin e vet e zhvillon kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Tashmë ka ardhur koha që infrastruktura e objekteve të futbollit të jetë e kompletuar dhe të ketë ekipe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit në të gjitha stadiumet, në mënyrë që të krijojmë kushte të volitshme si për futbollistët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.
I lutem kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj që të vazhdojë edhe më tutje me investime në infrasturkturën e futbollit dhe të çojë përpara procesin që FC Ballkanit t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet parcela për ndërtimin e stadiumit.
Kjo do të na mundësonte edhe neve si FFK që të investojmë me fondet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Vizitat e mia do të vazhdojnë nëpër të gjitha stadiumet, ngase përmirësimi i infrastrukturës është prioritet në mandatin tim të ri, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira si për futbollistët e po ashtu edhe për tifozët, në mënyrë që futbollit t’ia rikthejmë popullaritetin që i takon.
Edhe një herë kërkoj nga të gjitha organet relevante që janë kompetente për stadiumet e futbollit që t’i kryjenë punët e tyre të vrazhda dhe të na mundësojnë realizimin e projekteve tona që kanë mbetur pezull, siç është vendosja e reflektorëve në stadiume.
Ne duam që ndeshjet e Superligës tonë të kthehen të luhen në orët e mbrëmjes, pasi në këtë mënyrë ndeshjet e futbollit në secilin qytet do të ktheheshin në ngjarje kryesore të mbrëmjes dhe kësisoj do t’i mundësonim qytetarëve tanë që me familjet e tyre t’i përcjellin ekipet e zemrës në kushte të volitshme.
#BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...