Lajme

Presidenti britanik Johnson për veprimet e Putinit: Kualifikohen krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 02 March 2022

Anëtarët e Parlamentit të Britanisë së Madhe e kanë duartrokitur ambasadorin e Ukrainës në këtë vend, Vadym Prystaiko, gjatë një takimi pikërisht për Ukrainën në Londër.

Derisa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdon, kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka thënë parlamentit se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin kualifikohen si “krime lufte”.

“Ajo që kemi parë deri tash nga regjimi i Vladimir Putinit në përdorimin e municioneve që kanë ndaj civilëve të pafajshëm…sipas mendimit tim, një veprim i tillë tashmë kualifikohet si një krim lufte”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera