Presidenti Biden shpalos planin prej 2 trilionë dollarësh mbi infrastrukturën dhe punësimin
Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 01 April 2021
Presidenti Joe Biden bëri publik të mërkurën një plan mbi punësimin dhe infrastrukturën prej 2 trilionë dollarësh.
“Infrastruktura jonë po shkatërrohet”, tha presidenti gjatë një fjalimi në Pittsburgh, qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Pensilvanisë. “Do të krijojmë ekonominë më të fortë, më elastike dhe më novatore në botë”, tha Presidenti Biden lidhur me planin e tij, i cili vë theksin tek punësimi i mbështetur nga sindikatat.
Plani ka për qëllim t’i vendosë Shtetet e Bashkuara në pozita të forta përballë konkurencës së Kinës, për të cilën zoti Biden tha se së bashku me vendet e tjera “po zhvillojnë një konkurencë agresive”. “Kundërshtarët tanë janë të shqetësuar për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike”, tha ai, duke vënë në dukje se rënia në Prodhimin e Brendshëm Bruto të SHBA-së do të thotë siç tha ai se: “pjesa tjetër e botës po na afrohet dhe me shpejtësi”.
Sipas shifrave zyrtare ekonomia e SHBA-së u tkurr me 3.5% në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Plani i Presidentit Biden parashikon që brenda një harku kohor prej tetë vitesh, të riparohen 32,000 kilometra rrugë, 10 ura me rëndësi ekonomike dhe 10,000 të vogla. Po kështu do të hiqen tubacionet e rrezikshme me përmbatje plumbi në sistemet e ujit, do të përmirësohet ndjeshëm rrjeti elektrik i vendit, sigurohet qasje në internet me shpejtësi të lartë si dhe rikostruksioni i sistemeve të tranzitit.
Duke folur për më shumë se gjysmë ore në një qendër trajnimi profesional në Pittsburgh, zoti Biden tha se “jam i bindur që nëse veprojmë tani, pas 50 vitesh njerëzit do të shohin pas e të thonë: Ky ishte momenti që Amerika fitoi të ardhmen”. Plani vjen menjëherë pasi miratimit nga Kongresi të një tjetër plani të Presidentit Biden, paketës së ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh për lehtësimin e pasojave të koronavirusit. Paketa lehtësuese u miratua vetëm me votat e ligjvënësve demokratë dhe kundërshtinë në bllok të republikanëve.
Paratë për planin e infrastrukturës, Presidenti Biden, propozon që t’i sigurojë pjesërisht nga rritja e taksës mbi korporatat nga 21% në 28%, duke ndryshuar një vendim të katër viteve më parë të marrë nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, që e ulte këtë taksë.
“Askush nuk duhet të ankohet për këtë gjë”, tha Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij në Pittsburgh. Ligjvënësit republikanët po e kundërshtojnë një gjë të tillë duke argumentuar se ky vendim do të dëmtonte punëtorët amerikanë, do të ngadalësonte rritjen ekonomike të vendit dhe do t’i bënte kompanitë amerikane më pak konkurruese në tregun botëror.
Të tjera
-
Rahovecianit ia vjedhin Golf 2-in
Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Zoqisht të Rahovecit, të m...
-
Gjendet i vdekur një person në Rahovec
Një person është gjetur pa shenja jeta, në fshatin Hoqë e madhe, në Rahovec, ...
-
Shtyhet konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, s’ka kuorum
Është shtyrë mbledhja e parë ku do të bëhet edhe konstituimi i Komisionit për...
-
Geci: Në vitin 1993 në odën e Osmanit i kemi hangër 2 qengja e i kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë edhe Adem Jashari
Zyrtari i LDK-së, Gani Geci e ka vazhduar edhe sot debatin për familjen Jasha...
-
Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për 24 orë
Gjatë 24 orëve që i kemi lënë pas Policia e Kosovës ka shqiptuar 2049 gjoba n...
-
Feministet protestojnë në Deçan: “Kafja nuk është veç për burra”
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për të dënuar patriarkatin dhe shty...
-
Tentoi ti godas me veturë zyrtarët policor, arratiset Pejani
Në fshatin Vitomiricë, të Pejës, të martën rreth orës 17:50, një person me au...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin po...
-
Donika Kadaj-Bujupi propozon heqjen e orës policore, deri në përfundimin e Ramazanit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka propozuar heqjen ...
-
Tragjedia në Drenas, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit që humbi djalin 15 vjeçar
Janë bërë 10 ditë që kur Bekim Muja ndodhet në Mjekim Intensiv në Qendrën Kli...
-
Hedhja e gazit në Kuvend, ky është vendimi për të akuzuarit
Ka përfunduar seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore të Prishtinës, n...
-
Jusuf Buxhovi “qorton” mediat, për hapsirën që po i jepet Shefqet Krasniqit!
Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi ka kritikuar mediat rreth hapësirë q...