Presidenti Begaj zbardh detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 10 October 2022
Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Detajet u bënë me dije nga zyra e shtypit pranë Presidentit, ku theksohet se gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.
Presidenca njofton se Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.
“Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.” thuhet në deklaratën shpërndarë mediave./TCH
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...