Lajme

Presidenca: Policia po vazhdon t’i kryej detyrat e saja në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 29 December 2022

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se Policia e Kosovës po vazhdon të kryej rregullisht detyrat e saja edhe në veri.

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim në Facebook ka thënë se është e papranueshme përpjekja e presidenti serb, Aleksander Vuçiq, për të “normalizuar” kërcënimet si formë udhëzuese për marrëdhëniet me Kosovën.

“Barrikadat në Kosovë të ngritura nga strukturat ilegale të Serbisë po hiqen. Megjithatë, ajo që mbetet e papranueshme është përpjekja e regjimit të Vuçiqit për të “normalizuar” veprimet e fshehta, dhunën dhe kërcënimin e agresionit si normë udhëzuese për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të bazohen vetëm në njohjen reciproke, barazinë dhe reciprocitetin”, shton ai.

“Regjimi i Vuçiqit po pretendon rrejshëm se ka një “realitet të ri politik dhe juridik në veri ”, ka thënë Vela.

“Policia dhe institucionet tona po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera