Presidenca po kërkon shofer, ja se cilat janë kushtet që duhet t’i përmbushë kandidati
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 22 April 2022
Zyra e Presidentes së Kosovës është duke kërkuar një vozitës për nevojat e këtij institucioni.
Shpallja për këtë vend pune është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku tregohen detyrat dhe përgjegjësitë për këtë pozitë, si dhe kushtet që duhet t’i plotësojë kandiati.
I përzgjedhuri për këtë pozitë do të punojë në orar të plotë dhe pa afat të cakuar.
Sipas shpalljes, kandidati duhet të ketë shkollim të mesëm dhe të posedojë patent shofer për kategorinë “B” dhe të ketë së paku tri vjet përvojë pune si vozitës, shkruan Express.
Poashtu kërkohet që të ketë njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit, shkathtësi për të caktuar dhe vlerësuar punën sipas rëndësisë dhe prioriteteve, të jetë i gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme, të ketë gatishmëri për kryerjen e punëve nën presion.
“Të ketë reagim të duhur në zgjidhjen e problemeve, aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word, njohuri të mira të gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi”, janë kriteret e tjera.
Përgjegjësitë dhe detyra e tij janë që të ofrojë shërbime të vozitjes dhe të transportit për personelin e Institucionit, lidhur me kryerjen e punëve zyrtare sipas kërkesave dhe nevojave si dhe të kryej shërbimet e rregullta të mirëmbajtjes së automjetit zyrtar duke u kujdesur dhe kontrolluar automjetin për derivate, për vaj, për ujë, antifriz, goma dhe funksionalitetin e automjetit në çdo pikëpamje.
“Mbanë evidencën e porosive të punës dhe për servisim të automjetit; Mbanë evidencën dhe përgatitë raporte për kilometra të kaluara në baza mujore, me mbajtje të evidencës së kërkesave për automjet zyrtar; Regjistron faturat për shërbimet e kryera të transportit dhe i paraqet për procedurë të pagesës së mëtejshme; Ndihmon zyrtarët dhe kujdeset për çështjen e nevojave të tyre për transport; Përgjegjës në respektimin e orarit të punës, për përdorim të automjetit dhe respektim të Kodit të Etikës për Stafin Mbështetës të administratës, Kodin e SHC dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarve; Kryen detyra tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë të cilit i raporton”, janë përgjegjësitë dhe detyrat e tjera të tij, sipas shpalljes.
Konkursi është hapur sot dhe të interesuarit kanë afat që të aplikojnë deri më 6 maj të këtij viti.
Të tjera
-
Gjini: Serbia do me e nda Kosovën në Ibër
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se Serbia nuk e do Asociacionin e Komun...
-
Ekspertët: Inteligjenca artificiale mund të shtojë dezinformimin dhe të dëmtojë zgjedhjet në BE
Votuesit në Bashkimin Evropian do të votojnë nga e enjtja deri të dielën për ...
-
“Deri në vitin 2029 ne duhet të jemi gati për lu*ftë”, Gjermania në alarm
Ne duhet të jemi në gjendje të përballemi me një luftë deri në vitin 2029.” K...
-
Rama nuk u ngrit ta takonte, Kurti zbulon çfarë ndodhi mes tyre në Samitin e Kotorrit
Një shtrëngim i ftohtë duarsh dhe ngurrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ...
-
Gjermania: Na duhet një KFOR efektiv për uljen e përshkallëzimit të mundshëm veri
Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ard...
-
Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që ...
-
Kina miraton provat e para publike të makinave vetë-drejtuese
Kina i dha miratimin grupit të parë prej nëntë prodhuesish automjetesh, për t...
-
Kurti: Kërc ënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vite
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serb...
-
Del në publik pas plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin
Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në p...
-
Krasniqi kërkon nga bashkatdhetarët që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të votojnë për partitë e liberalëve dhe demokratëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar n...
-
Grabitje e armatosur në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmb...
-
Ambasadori Rohde: Qeveria s’i dëgjoi këshillat tona
“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që...