Presidenca kundër shtrenjtimit të rrymës: Ky vendim do t’i shkaktonte barrë qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 07 March 2023
Presidenca e Kosovës në komentet e dërguara në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ka dalë kundër shtrenjtimit të rrymës, ku nga 1 prilli i këtij viti, do të hyjnë në funksion faturat e reja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në këto komente, Presidenca shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socioekonomik të këtij vendimi, që sipas tyre do t’i shkaktonte barrë qytetarëve të Kosovës, në veçanti grupeve të cënueshme të shoqërisë, pensionistëve, nënave vetushqyese, skemave sociale.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin për ndikimin eventual socioekonomik të një vendimi të tillë dhe për barrën që një vendim i tillë do t’i shkaktonte qytetarëve e në veçanti grupeve më të cenueshme të shoqërisë, si pensionistët, nënat vetushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara. Një situatë e tillë bëhet ende më shqetësuese për faktin se në bazë të raportit të ASK-së për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, norma vjetore e inflacionit në dhjetor ishte 12.1 për qind. Gjersa, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9%, gjë që ka ndikuar në rritjen e kostos së përgjithshme të jetesës dhe varfërim të shportës së konsumatorit”, thotë Presidenca.
Gjithashtu, Presidenca thotë se duhet të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave, në atë formë që të inkurajohet komunikimi ndërinstitucional dhe të merret për bazë edhe pako e Mbështetjes për Energji e BE-së përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro.
“Duke i konsideruar rrethanat e cekura më lartë, ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar. Në këtë drejtim do të mund të kontribuonte edhe pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së për Kosovën përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro për të ndihmuar me përballjen me krizën energjetike. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti. Andaj, ZPRK-ja, rekomandon që përpara marrjes së një vendimi final, të shqyrtohet seriozisht mundësia e subvencionimit, duke shmangur nevojën për një vendim të ri të ZRRE-së, i cili do të rezultonte me rritje të sërishme të tarifave në vendin tone”, thotë Presidenca.
“Në veçanti, potencojmë rëndësinë e shmangies së një vendimi të tillë nga ZRRE-ja, duke qenë se bazuar në praktikat nga e kaluara, pas vendimeve të marra në procese për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave nuk është bërë asnjëherë një rivlerësim pasues, i cili eventualisht do të ndikonte në rikthimin e tarifave origjinale të vlefshme para rritjes në rast të rehabilitimit të faktorëve të cilët fillimisht kanë shkaktuar nevojën për shqyrtim të jashtëzakonshëm. ZPRK-ja respekton në plotni pavarësinë e ZRRE-së, mirëpo inkurajon që procesi të finalizohet duke pas konsideratë të plotë për situatën socio-ekonomike në vend, gjithnjë duke mos e rrezikuar stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit energjetik”, thotë tutje presidenca në komentet e saja.
Nga 1 prilli i këtij viti do të hyjnë në funksion faturat e reja të rrymës, të cilat nënkuptojnë shtrenjtim për 14% të elektricitetit.
Të tjera
-
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë ore...
-
Kuka për Majlindën: I tregove botës vlerat e femrës shqiptare
Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj...
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...