Sport

Premierliga me 18-të raste të reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 29 December 2020

Premierliga angleze ka konfirmuar 18-të raste të reja me koronavirus në testimet e kryera mes datave 21-27 dhjetor, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë raund të testimeve, që është i 17-ti, pozitiv kanë rezultuar edhe qendër mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel dhe dy anëtarët Manchester Cityt, Gabriel Jesus dhe Kyle Walker.

Përveç Aston Villës dhe Newcastle United, që ishte ndeshja e parë që u anulua, tashmë është anuluar edhe takimi mes Evertonit dhe Manchester Cityt.

-Advertisement-

Numri i testimeve të kryera në këtë raund ishte 1479, ku përfshihen futbollistët dhe anëtarët e stafit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera