Lajme

“Pranimi i Asosacionit do ishte ‘vdekje’ politike për Albin Kurtin”

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 09 October 2022

Analistja Afërdita Maliqi thotë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë formimin e Asosacionit për komunat me shumicë serbe, kjo do të shënonte ‘vdekjen’ e tij politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Maliqi u shpreh se Asosacioni ka qenë një nga kauzat e Kurtit gjatë kohës kur ishte në opozitë, ndaj dhe duket e vështirë që ai të pranojë diçka të tillë.

“Ka pasur aludime në media për një marrëveshje mes Kurtit dhe ndëmjetësuesve, që në shkëmbim të dhënies së vizave, të ketë një nënshkrim për Asosacionin e komunave serbe. Asosacioni i komunave serbe apo Zajednica, ka qenë një nga kauzat më të forta të Kurtit në opozitë. Ai ka qenë në gjendje për ta djegur Kuvendin, ky ndryshim radikal është pak i çuditshme.

-Advertisement-

Është e vështirë për ta besuar që Kurti do të arrijë deri në këtë pikë, ta pran ojë Asosacionin siç po kërkohet, jo siç e ka dhënë Kushtetuesja, por siç po kërkohet, ku serbëve u jepen të drejta si minishtet brenda shtetit të Kosovës. Nëse Kurti do arrijë ta pranojë këtë, realisht do të jetë vdekje politike për Kurtin”, theksoi ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera