Lajme

Prania e gjarpërit helmues në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 13 May 2022

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka reaguar pas raportimeve se gjarpri helmues Vipera Ammodytes është parë në hapësirat gjelbëruese në Parkun e Gërmisë, duke thënë se prania e gjarpërinjve aty nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Në një komunikatë për media AMMK thotë se gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktivin vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen.

“Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat që mund të vijnë më pas”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas AMMK-së, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia, shkruan Telegrafi.

“Gjithsesi secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes”, thotë AMMK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera