Pozicioni i Qeverisë Kurti- Asoaciacioni të trajtohet në kuadër të marrëveshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
17:07 | 18 November 2022
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili edhe udhëheq me procesin e dialogut në Bruksel, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkesat ndërkombëtare për fillimin e negociatave për themelim, që tashmë janë shpeshtuar.
Bislimi ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është që të drejtat e minoriteteve si një temë e rëndësishme të trajtohen në kuadër të pakos së përgjithshme
“ Pse po bëhet pikërisht në këtë kohë, duhet me i pyet ata. Ne kemi arritur në Bruksel një sërë marrëveshjes, për të cilat s’ka pasur një tentativë që ato të rangohen sipas rëndësisë. Për dallim nga Serbia, ne marrëveshjen për Asociacion e shohim si një nga 33 marrëveshjet. Nuk themi janë 32 dhe Asociacioni. Nuk i japim rëndësi që Serbia kishte dashtë me i dhanë. Për ne është shumë me rëndësi që të drejtat e minoriteteve të jenë të mbrojtura, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Po ashtu kjo është e rëndësishme që kjo të trajtohet si pjesë e pakos së përgjithshme. Ky është dakordimi jonë”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Tëvë1.
Bislimi ka qenë kritik ndaj zërave brenda Kosovës të cilët po bëjnë presion për çështjen e Asociacionit.
“Unë e kuptoj kur z.Borell e bënë këtë kërkesë sepse marrëveshja është nënshkruar në Bruksel. Por se kuptoj kur presioni bëhet nga ata që e kanë nënshkruar dhe s’e kanë zbatuar marrëveshjen. Ajo është nënshkruar më 2013 dhe ka pasur katër kryeministra që e kanë mbështetur Asociacionin. Asnjëri s’e ka zbatuar. Tash të njëjtit jo vetëm që bëjnë presion tek ne, por edhe dalin e thonë që nëse na ktheni neve në pushtet ne e bëjmë Asociacionin. Është rezultat i një urrejtjeje të madhe ndaj vendit”, ka thënë Bislimi.

Të tjera
-
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgj...
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...