PowerUp program i dedikuar për 200 kompani të financuara nga BE
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 03 September 2020
A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për tërheqjen e klientëve ose përshtatjen e modelit tuaj të biznesit për ta bërë atë më të qëndrueshëm ndaj pandemisë COVID-19? A po mendoni për financim të jashtëm, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?
Programi PowerUP do t’ju ndihmojë ta bëni këtë, duke ju siguruar gjithashtu një shans për t’u lidhur me kompani të tjera, investitorë, sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të korporatave.
Banka Botërore, nën programin e saj PowerUP: Ndërtimi i Kapaciteteve për firmat në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor po fillon një program të dedikuar për më shumë se 200 kompani të financuara nga Bashkimi Evropian nën Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe zbatuar me mbështetjen e firmës globale të konsulencës Deloitte.
PowerUP është një program falas i krijuar për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et që kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr klientë, për të përshtatur modelet e tyre të biznesit dhe që janë potencialisht të interesuar për investime të jashtme. Të gjitha kompanitë e zgjedhura pjesëmarrëse do të marrin mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve dhe paketën e trajnimit që synon të mbështesë perspektivat e tyre të rritjes dhe qëndrueshmërinë ndaj COVID-19 dhe goditjeve të ngjashme të jashtme, si dhe rritjen e gatishmërisë së tyre për investime. Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqendrohet në temat e klientëve dhe tregut, performancën financiare dhe atë të brendshme, markën dhe prezantimin para investitorëve potencial.
Programi synon të zgjasë nga Tetori 2020 deri në Shkurt 2021.
Rreth 100 kompani me performancën më të mirë nga Programi do të ftohen të konkurrojnë në Finalen e “PowerUP” në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor në Mars 2021 dhe të shfaqin biznesin e tyre në skenë për një grup ekskluziv të ftuarish, engjëj investitorë, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë, përfaqësues të korporatave dhe mediave. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në finale do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, pasi ato do të promovohen në mediat lokale dhe rajonale.
Tri prezantimet më të mira do të fitojnë Çmimin e Ekselencës së Sipërmarrjes në Ballkanin Perëndimor për kategori të ndryshme, si dhe mbështetje me një këshillim ekskluziv për biznesin e tyre, nga ekspertë lokalë dhe rajonalë nga firma globale e konsulencës Deloitte.
Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
Â
- Firmat duhet të jenë të themeluara dhe të regjistruara ligjërisht në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi);
- Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;
- Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;
- Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;
- Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve, ose industri të ngjashme.
Ndërmarrjet e vogla & të mesme dhe startup-et e interesuara mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku: http://www.deloitte.com/al/powerup
Për çdo pyetje shtesë, aplikantët mund të kontaktojnë organizatorët në [email protected].
Të tjera
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...