Posti që ka mbajtur Hashim Thaçi në UÇK, vlerë e mbrojtur e luftës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 28 April 2017
Drejtoria politike e UÇK’së, udhëheqës i të cilës ka qenë Hashim Thaçi, do të mbrohet si vlerë e luftës me “Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës se UÇK’së”, draftin e të cilit kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ua ka prezantuar të premten veteranëve.
Vlerë e luftës, neni 3 i këtij draft ligji, pika 1.1 specifikon se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – Formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë”.
Pikat tjera, tregojnë se vlerë janë edhe veteranët, të rënët për liri, flamuri i UÇK-së, teksti i Betimit të ushtarit të UÇK-së, Stema e UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Drejtoria Politike e UÇK-së, Shtabet e Zonave Operative të UÇK-së dhe Arkiva e UÇK-së, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu, ligji vlerë të luftës përcakton edhe Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.
Në nenin e parë të këtij ligji, tregohet se “qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e vlerave të luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), të cilët, me sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar, në Luftën Çlirimtare të Kosovës, ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës”.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...