Sport

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric më shumë pasime se 10 lojtarë bullgarë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 March 2019

Në ndeshjen Kosovë – Bullgari, “Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet e lojës.

Në bazë të statistikave në lidhje me ndeshjen e zhvillluar mbrëmë Kosova pati posedimin e topit dhe gjuajtjet në drejtim të portës së mysafirëve.

Sipas statistikave, Kosova pati 62% të posedimit të topit kundrejt 38% sa pati Bullgaria.

-Advertisement-

Ndërsa gjuajtjet drejt portës ishin 12-4.

 

 

Një detaj interesant është numri i pasimeve, ku prijnë mbrojtësit e Kosovës.

Amir Rrahmani pati 89 pasime dhe Fidan Aliti 78, të cilët edhe kryesojnë listën e pasimeve.

Pas tyre Hekuran Kryeziu pati 40 pasime ndërsa Mërgim Vojvoda 39.

Është interesante të theksohet që portieri Arijanet Muric, pati pasime më shumë se 10 futbollistë të Bullgarisë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera