“Porsche, pushime 1 milionë euro, jaht, helikopter privat, e diamante” – Si ndryshoi jeta e Elvana Gjatës pas lidhjes me bosin e kokainës
Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 28 July 2025
Pas luksit të bukurosheve të showbizit po dalin në pah gjithnjë trafikantë droge. Dy vite më parë, SPAK nisi një hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata si person i lidhur me Ervin Matën, kreu i një prej grupeve më të fuqishme kriminale, që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.
Shkak u bë nxjerrja në publik e përgjimeve të telefonave të kriptuar SKY, në bisedat përmes të cilave i dashuri i këngëtares, Elvis Mata i thoshte Erzen Braçanit se do t’i dërgonte gjysëm milioni euro nga llogaria e Elvanës.

Këngëtarja nuk e ka fshehur luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata. Ajo ka lënë kudo prova për SPAK-un. Përpos të tjerave, Prapaskena ka zbuluar se Elvana Gjata posedonte edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën.

Bëhet fjalë për një Porsche Macan s 95b, me njyrë të zezë. Makina kushton mbi 100 mijë euro. Por, kjo makinë duket tejet modeste në raport me jetën e luksit të këngëtares pas lidhjes me bosin e kokainës.

Elvana Gjata posedon një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e dyshuar si dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka në emrin e saj. Shtëpinë e ka kaluar në emër të një të afërmi.

Prapaskena mëson se në verën e vitit 2017 pushimet e Elvana Gjatës për 1 javë në Mykonos kanë kushtur 1 milionë euro, para me burim të dyshuar trafikun e kokainës.

Elvana u shfaq në një drekë me Emina Çunmulaj në Nammos të Mykonos, destinacioni që njihet për festat e të pasurve, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.
Mësohet se dy vajzat janë argëtuar pa limit në party-n e drekës, ku nuk kanë hezituar të lagen me shampanjë pasi në atë vend është traditë gara e pushuesve se kush hap më shumë shampanjë.
Më pas Elvana postoi foto nga një avion çarter.

Këngëtarja, për 30-vjetor, festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” fytyrën e Ervin Matës. Ky i fundit besohet se ka shpenzuar disa milionë euro për ditëlindjen e saj.
Ndërkaq, në verën e vitit 2018, Elvana Gjata shpërndau disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.

Elvana dhe i dashuri i saj Ervin Mata janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe ish bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit.
Aventura e pasanikëve me para droge ka nisur nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat.
Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.
Mediat raportonin: “Në hotelin ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, Elvana ashtu si Beyonce ka rezervuar suitën në katin më te lartë të tij, pamja e së cilës e bën gati të prekshe kullën Eiffel.
Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”. Këngëtarja është shfaqur edhe duke shijuar një xhiro, jo në ajër, por me “Lambon” superluksoze.
Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

Pas mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, Elvana Gjata u njoh me Ervin Matën, besohet që nga viti 2016.
Në vitin 2017, Elvana Gjata hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt ishte vërtet si në përralla.

Elvana Gjata hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, duke i shitur dyqanin Altar për 1.2 milionë euro shoqes së saj Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 4 emra, trafikant droge në Belgjikë, të cilit prokuroria e ka sekestruar një pasuri me vlerë miliona euro. Elvana nisi karrierën muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor Elva organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako.
Në atë koncert u përfol se Elvana Gjata do do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, Ervin Matën, pasi dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm (Luan Mata që pastron në ndërtim paratë e kokainës) të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit trafikant.

T� tjera
-
Luksi i pushtetit të Kurtit: Për 9 muaj, mbi 32 milionë euro shpenzime për derivate, telefona e udhëtime
Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte ulje të shpenzimeve të luksit, për...
-
Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe homologu i tij ko...
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...


































