Lajme

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga Karabinierët Italian

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 27 June 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)”, shkruan Gazeta Infokus.

Ky kurs është mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mehaj ka shkruar se trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral me forcave të dy vendeve tona i cili po intensifikohet vazhdimisht.

-Advertisement-

“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera