Policia sqaron angazhimin gjatë varrimit të Laurent Krasniqit: Dy shoferë shkaktuan bllokada në trafik
Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 03 September 2026
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për masat e ndërmarra gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit, e cila u zhvillua sot në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Sipas Policisë, njësitet policore ishin angazhuar kryesisht për menaxhimin e qarkullimit dhe sigurimin e lëvizjes së automjeteve në rrugët që lidhnin zonën e ceremonisë me pjesët e tjera të qytetit.
Përmes monitorimit të vazhdueshëm të trafikut dhe ridrejtimit të automjeteve, Policia thotë se arriti të reduktojë ndjeshëm ngarkesën dhe të shmangë bllokimet e mëdha.
Megjithatë, gjatë operacionit janë evidentuar edhe dy raste ku drejtues automjetesh, sipas Policisë, kanë penguar qarkullimin dhe kanë krijuar bllokada.
Për këto raste, zyrtarët policorë kanë shqiptuar njoftime për kundërvajtje, pasi një masë e tillë, sipas Policisë, ishte e nevojshme për të liruar rrugën.
“Lëshimi i njoftimit për kundërvajtje trafiku në këto dy raste ishte i domosdoshëm, në mënyrë që të krijohej mundësia për t’u hapur rruga”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në fund, Policia e Kosovës ka shprehur falënderim për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë zhvillimit të ceremonisë.
Institucioni ka përsëritur se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve, me synim garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë në rrugët e vendit.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...





































