Lajme

Policia sekuestron disa aparate për prodhimin e kriptovalutave në një fshat të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 04 April 2022

Policia e Kosovës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bëtë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj së Prishtinës.

-Advertisement-

“Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës,  me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu kanë bërë të ditur se përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS-it, si dhe zyrtarët doganor, për të proceduar më tej me rastin.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera