Lajme

Policia sekuestron 12 lopë në Vitomiricë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 22 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është sekuestruar një kamion me 12 krerë gjedhe në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndalur një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i njëjti kishte të ngarkuara rreth  12 copë gjedhe pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa   kafshët dhe kamioni janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacionin policor deri në verifikim të zyrtarëve të AVUK-it”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera