Policia përgënjeshtron pretendimet se qytetarët po ndëshkohen për simbolet e UÇK-së: Janë dezinformata
Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 20 September 2026
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe logjistike për protestën e paralajmëruar për sonte, më 20 shtator, në orën 21:00, në sheshin qendror të Prishtinës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se angazhimet e saj synojnë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimin e trafikut gjatë dhe pas protestës.
Policia ka rikujtuar se pas protestave të zhvilluara ditëve të fundit në kryeqytet, grupe të caktuara të pjesëmarrësve, përfshirë persona me maska, kanë vazhduar të lëvizin me automjete nëpër rrugët e Prishtinës.
Sipas Policisë, disa prej tyre kanë drejtuar automjetet në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikshme, ndërsa persona të tjerë kanë dalë apo kanë qëndruar në dritaret dhe mbi automjete, duke rrezikuar veten, këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka sqaruar se veprimet e zyrtarëve policorë në terren kanë të bëjnë me parandalimin e këtyre sjelljeve dhe jo me simbolet që qytetarët mbajnë gjatë protestave apo në automjetet e tyre.
Në këtë kontekst, Policia ka përgënjeshtruar pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se qytetarët po ndalohen, ndëshkohen apo se ndaj tyre po ushtrohet dhunë për shkak të flamujve të UÇK-së.
“Me përgjegjësi të plotë ju njoftojmë se Policia e Republikës së Kosovës nuk ka ndaluar, ndëshkuar, e as ushtruar dhunë ndaj asnjë qytetari, për shkak të simboleve historike kombëtare apo simboleve të UÇK-së, por për shkak të shkeljeve ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e protestës në mënyrë të qetë, menaxhimi i trafikut dhe parandalimi i vozitjeve të rrezikshme janë pjesë e detyrave të saj dhe realizohen në interes të sigurisë së përgjithshme.
Në fund, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara.

T� tjera
-
NDEP shënon 15-vjetorin e themelimit, mbi 250 publikime dhe 60 projekte të realizuara
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shënuar sot 15-vjetorin e theme...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, Kabashi-Ramaj kishte paralajmëruar për standardet e municionit
Sot janë publikuar dhe pamjet që dëshmoi raportimet e incidentit të shpërthim...
-
FSK-ja reagon pas pamjeve të shpërthimit të armës gjatë ushtrimeve: Një ushtar pësoi lëndime të lehta
Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media, ku...
-
Ukraina dhe Rusia pajtohen për shkëmbim të burgosurve, Kushner: Propozimet i diskutojmë me Putinin nesër
Jared Kushner, ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë në parim dakord për...
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
































