Policia në Veri hap dyert për nxënësit, synon forcimin e besimit me komunitetin
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 05 September 2026
Policia e Kosovës në veri të vendit ka realizuar projektin “Rreze drite në emblemën time”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, aktiviteti, i mbajtur dje nën moton “Një rrugëtim i përbashkët, një mision i përhershëm”, kishte në fokus fëmijët dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe komunitetit.
“Me këtë rast, stacionet policore në veri të vendit hapën dyert për qytetarët, duke mirëpritur nxënës të shkollave fillore, të cilët patën mundësinë të vizitojnë hapësirat e Policisë dhe të njihen nga afër me punën, përgjegjësitë dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në shërbim të qytetarëve”, thotë PK.
Sipas Policisë, pjesëmarrja e fëmijëve i dha aktivitetit një frymë të veçantë dhe dëshmoi rëndësinë e ndërtimit të besimit ndërmjet Policisë dhe komunitetit që në moshë të hershme.
“Policia në Veri mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të jetë sa më pranë qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi dhe duke promovuar një kulturë të përbashkët të sigurisë.Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë veri po ashtu janë shpërndarë kartela identifikuese për anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri Publike (KLSP), si dëshmi e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe partneritetit ndërmjet Policisë dhe komunitetit në funksion të një ambienti më të sigurt për të gjithë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
































