Lajme

Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi kryesisht qetë, nuk pati asnjë incident me fatalitet

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 01 January 2023

Policia e Kosovës raportoi mëngjesin e së dielës së ndërrimi i motmoteve kaloi kryesisht i qetë dhe pa incidente madhore.

Sipas policisë nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.

Mirëpo, as kësaj radhe nuk kanë shpëtuar pa lëndime si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike.

-Advertisement-

“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”, thuhet në komunikimin zyrtar të policisë.

Gjatë periudhës së ftave, Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve.

Gjithashtu në fokus të këtij urdhri operativ ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera