Fokus

Policia jep detajet e fundit për shembjen e një pjese të objektit të komunës së re në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 18 January 2024

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus se një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga disa materiale që kanë rënë nga objekti i Komunës së Re në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë për Infokus se vajza e lënduar është dërguar për trajtim në QKUK.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera