Lajme

Policia jep detaje për tentim vrasjen në rrugën “Muharrem Fejza”

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 06 July 2022

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Prishtinë përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, pasi që së bashku më një të dyshuar tjetër kanë therur me thikë dy persona tjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera