Lajme

Policia jep detaje për rënien e ashensorit pak para iftarit në lagjen Emshir

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 10 April 2023

Për arsye ende të panjohura ka rënë ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi” në Emshir të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 19:00. Si pasojë e kësaj ngjarje, tre persona kanë marrë trajtim mjekësor nga 9-të sa ishin në ashensor.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha se policia në koordinim me policinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti për Express.

-Advertisement-

Nuk dihen shkaqet e rënies së ashensorit, por se raste të tilla ndodhin në Kosovë, ka dyshime se këto raste ndodhin për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave kolektive në përgjithësi.

Bie ashensori në një banesë në Emshir: Tetë persona dërgohen në Emergjencë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera