Lajme

Policia jep detaje për gjuajtjet me armë në Bregun e Diellit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 24 October 2024

Sot rreth orës 21:00 ka ndodhur një gjuajtje me armë mes disa personave në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se deri më tash nuk është raportuar për të lënduar.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit’’, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera