Policia: Qytetari serb që pretendon se u keqtrajtua, u arrestua për vandalizëm
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 26 October 2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 26 tetor, rreth orës 02:35, në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë të Veriut, ka hasur në një qytetar serb nga veriu, M.S., i cili tentonte t’i dëmtojë gjëra dhe pajisje të ndryshme të cilat ishin të rrethuara me rrjetë, e të cilat ishin pronë e një dyqani.
Sipas njoftimit, i dyshuari papritmas ka dëmtuar rrjetën dhe ka hyrë në pronë private, duke dëmtuar gjëra të ndryshme.
“Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar që personi të ndalojë veprimet e tij, por i njëjti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, ka filluar të përdorë shprehje të ndryshme dhe të ofendojë zyrtarët policorë në gjuhën serbe”.
“Edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të njëjtin ta ndalojnë së vepruari dhe së fyeri, i njëjti nuk ka ndaluar dhe nuk iu është bindur urdhrave të ligjshëm policorë, andaj zyrtarë janë detyruar që të njëjtin ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit është shqiptuar një kundërvajtje për vandalizëm dhe më pas është liruar.
“Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për të hetuar pretendimet e ngritura se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë”, thuhet në reagim.
Për këtë ka reaguar edhe partia serbe në Kosovë, Lista Serbe, e cila në lidhje me rastin ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve, e mbi të gjitha të EULEX-it.
Të tjera
-
Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgje...
-
“Blindohet” Uashingtoni, autoritetet i frikësohen reagimeve të dhunshme
Ndërkohë për të parandaluar ndonjë reagim të dhunshëm nga qytetar të ndryshëm...
-
‘Jemi nën sanksione’ – Osmani tha se Kosova e bekuar që ka mbështetje bipartizane nga SHBA’ja
Presidentja Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme të Shtetetve të Bashkuara t...
-
Limaj në 4 vjetorin e shkuarjes në Hagë të Thaçit e të tjerëve: Bashkëluftëtarët e mi po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit...
-
Ja kur pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale
Votimet në SHBA kanë filluar, me amerikanët që do të zgjedhin presidentin e t...
-
Trump beson bindshëm në fitore: Ata nuk do të jenë as afër nesh
Kandidati për president nga republikanët, Donald Trump, ka thënë se fitorja e...
-
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve...
-
“Miqësia me SHBA-në është jetike dhe e pashmangshëm”- Deputetje Shqipe Selimi
Shqipe Selimi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin maratonik të mba...
-
BE i përgjigjet Qeverisë: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe ci...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij votojnë në Florida
Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe njëherësh kandidat për Presidencia...
-
Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh
Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, ...
-
PAMJE: Kjo është spiunja ruse, Sitora Atamamadova e cila u arrestua në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Gazeta Infous raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e P...