Lajme

Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, bartte ilegalisht tetë emigrantë

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 26 October 2024

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se policia maqedonase ka arrestuar një shtetas të Kosovës në afërsi të fshatit Bogorodicë.

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar një automjet të drejtuar nga i dyshuari Z.M., ku në të ishin tetë emigrantë ilegalë, prej të cilëve shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti.

“Bashkë në veturën ‘Seat Altea’ ka lëvizur edhe vetura ‘Audi’ pa targa, e cila nuk ka ndaluar në sinjalizimin nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas një kohe të shkurtër nga ai kanë dalë tetë persona emigrantë ilegalë, prej të cilëve gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, kurse shoferi është arratisur”, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase.

-Advertisement-

Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari kosovar është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera