Lajme

Policia jep detaje për bastisjen në Pejton: Operacioni ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 31 March 2021

Një kompani e marketingut është rrethur të mërkurën  nga Polica e Kosovës në lagjen Pejton të kryeqytetit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën inFokus operacion dhe ka thënë se ka të bëjë me veprimtari të mashtrimit.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

-Advertisement-

Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i policisë Baki Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera