Lajme

Policia jep detaje, digjẹt një pjesë fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 11 August 2024

Një pjesë fushëmalore në mes Malishevës dhe Klinës u përfshi nga zjarri këtë të diel.

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj po ashtu tha se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhet përpjekja maksimale për shuarjen e zjarrit.

-Advertisement-

“Një pjesë fushore dhe malore në mes Malishevës dhe Klinës janë përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion, dhe është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera