Lajme

Policia fillon hetimet për vdekjen e 28-vjeçarit në vendin e punës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 23 August 2022

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se kanë filluar hetimet për vdekjen e 28-vjeçarit, i cili humbi jetën të hënën në vendin e punës në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, më vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Është raportuar se një mashkull kosovar është rrëzuar nga një objekti derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera