Policia e Liverpoolit me plan të veçantë për ndeshjen kundër Cërvena Zvezdas
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 18 October 2018
Policia e Liverpoolit ka planifikuar një operacion të veçantë policor për përgatitjet e ndeshjes së Liverpoolit kundër Cërvena Zvezdas, më 24 tetor në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli do ta presë Cërvena Zvezdan në Ligën e Kampionëve në Anfield, ndërsa policia e Liverpoolit ka qenë duke u përgatitur për çfarëdo lloj problemi që mund të shkaktojnë tifozët serbë, të njohur botërisht për huliganizmin e tyre.
Cërvena Zvezdas i është ndaluar nga UEFA shitja e biletave për tifozët e klubit për ndeshjen në Anfield, pasi që tifozët e tyre kishin hyrë në fushë pas fitores kundër Salzburgut në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Përkundër këtij ndalimi, tifozët e tyre kishin udhëtuar dhe i kishin blerë biletat për ndeshjet e kaluara. Tifozë të Cërvena Zvezdas ishin parë edhe në stadiumin e PSG-së, gjë për të cilën UEFA planifikon ta gjobitë klubin.
Komandanti i Policisë së Liverpoolit, Paul White, ka bërë të ditur se ata janë të vetëdijshëm që UEFA ua ka ndaluar tifozëve të Cërvena Zvezdas të blejnë bileta për këtë ndeshje në stadiumin Anfield.
“Ne do të ndërmarrim një operacion të veçantë policor dhe do të punojmë bashkë me të dy klubet dhe policinë serbe në përgatitjet për këtë ndeshje, në mënyrë që t’i mbajmë tifozët të sigurt dhe ta mundësojmë lëvizjen e tyre të lirë drejt dhe nga ndeshja”, ka thënë White.
“Do të ketë policë shtesë në detyrë brenda në stadium dhe ne do ta kemi edhe një plan tjetër policor në qendër të qytetit, ku policët do të qëndrojnë edhe gjatë ditës për t’i siguruar spektatorët dhe vizitorët në qytet”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...