Sport

Policia e Las Vegasit me bombën e ditës

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 10 October 2018

Policia Las Vegas ka konfirmuar se i ka provat origjinale kinse të dhunimit të Cristiano Ronaldos, të cilat nuk kanë humbur dhe vazhdojnë t’i ruajnë deri në ditën kur të vendoset që CR7 të gjykohet.

Për Ronaldon nuk ka qetësi. Modelja amerikane, Kathryn Mayorga, ditë më parë zbuloi gjithçka për revistën gjermane Der Spiegel, duke thënë se kishte një marrëveshje të fshehtë më 2009 me Cristianon që ta mbante të fshehtë rastin e që nënshkrimi i saj ishte i pasaktë.

Ajo pretendon se është dhunuar nga 33-vjeçari portugez, diçka që natyrisht është mohuar nga portugezi.

-Advertisement-

Sido që të jetë, lajmi tjetër bombë vjen nga zëdhënësi i departamentit të policisë së Las Vegasit, i cili ka mohuar raportet se provat e hetuesisë janë të pasakta.

“Provat nuk janë zhdukur, janë ende të njëjtat që ne kemi mbledhur më 2009 dhe janë në posedimin tonë”, ka thënë zëdhënësi, Jacinto Rivera, për “Obzervador”, raporton “Football-Italia”.

“Ne nuk do të japim detaje më të mëdha për rastin”.

“Ende nuk është vendosur kur do të flasim me Ronaldon, pasi që ai është jashtë vendit tonë”.

“Çdo herë kur një krim hetohet, natyrisht ne flasim me personin i cili akuzohet se e ka kryer këtë krim”, shtoi ai mes tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera